Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albana METHOXHA
NË NJË FUNDJAVË…
—————————-
Këtë fundjavë do të vijë patjetër,
kjo vjeshtë po më fton,
piktura ngjyrash do hedh mbi letër,
qiellin e natës do shoh deri vonë.
Në këtë fundjavë
Patjetër do të vijë,
Nëse
S’e shtyj për tjetrën si përherë,
Se malli rritet,
Më mbyt këtu në gji,
kur të premtova,
ndoshta ish pranverë.
Do të vijë patjetër në një fundjavë
E malli
Krahët t’i hapë,
të përqafojë,
s’ka rëndësi ç’na bien mbi flokë,
petla lulesh,
gjethesh a flokë me borë.
/www.QendraPress.com/