Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Albina TREBICKA
DASHURIA
——————–
E shtrydha vështrimin
dhe e bëra petale.
E shtrydha fjalën…
dhe e lashë mbi buzë
E shtrydha buzëqeshjen
dhe e bëra puthje
E shtrydha shpirtin
dhe e bëra muzë
E putha pranverën…
dhe shpërthyen lulet
E putha vargun…
dhe shpërtheu poezia
E putha DIELLIN…
që të shpërthejë gëzimi
E putha TOKËN…
që të mbijë DASHURIA.
/www.qendrapress.com/