Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albulena LETAJ
E DI…
Kanë me t’mungu
Zënkat tona
Thirrjet e mia të shpeshta
Ankesat e kërkesat
Unë ika…
U ktheva përsëri
Në të njëjtin vend
Të njëjtin gjeta aty
Tani më po shkoj
Që mos të kthehem kurrë
Tashmë një gjë sigurt e di…
E kam vendos
Në oqeanin e pafund
Kujtimet tona do i varros
Kokën pas nuk e kthej
Me sy s’dua të t’shohë
Në gjithë këtë makth
E di që do t’më ndihmoj
Dhimbja që më shkaktove
Dhe e shenjta kohë
/www.qendrapress.com/