Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Alketa BALLKAMENI
Te nisem dua …
————————————
Me ka marre kaq shume ky mall!
As gjumi s’me merr ,
As shtrati s’me mban
Duart me prekin ne errësirë
Nene,motër,gjithë fisin kërkoj .
Brenda ëndrrës i mbaj,
Si rrezen e ngrohte i pushtoj
Te nisem dua …
Me ka marre kaq shume ky mall!
Mezi pres agun hijen e natës te largoje ,
Me zor agun pres, mëngjesin te ma zbardhe
Te nisem dua…
Hipur mbi krahët e dallëndyshes do shtegtoj
Pikë e mallit fjalët mos m’i ndal!
Pikë e mallit,e degët e blirit do ul t’i përqafoj
/www.qendrapress.com/