Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Alma MEHMETI
Kalëruar mbi një re
—————————————–
Mbi një re të bardhë kalëruar qiellit,
Të vija tek ju, se syri më është tharë,
Në ditën e gjatë, shokë ju bëra diellit,
Se nata e errët botën e kish ndarë.
Shkruar disa lutje, nën jastëk tek flija,
Djalli i tërbuar, në portë të ndalonte,
Roje ju bëhesha ëndrrave të mija,
E liga e hidhur përtej udhës të shkonte.
Varr u bë kjo botë, skëterrë gjithandej,
Shikimi i mjegullt, mbetur ngrirë nën këmbë,
Merakun e tyre nga sytë ju rrëmbej,
Mbi renë e bardhë, rrufenë e frikës shembë.
Do nisem të vij mbi një re kalëruar,
Me shpatën e kalorësit të vras pritjen dhe mallin,
Luftën e heshtur me armikun, fituar,
Në ferrin e përjetshëm shkelmuar djallin.
Zot mi ruaj si sytë në ballë,
Se për ta kam merak e mall.
/www.QendraPresss.com/