Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Alma  ZENELLARI

SI KËTA PËLLUMBA…

————————————-

Pëllumbat s’ njohin stinë mërzie,

me sqep sulmojnë çdo re, çdo rrymë.

Ata nuk njohin kufij lirie,

liri që kurrë s’ngopet me frymë.

Lirinë mes resh dinë ta shijojnë,

mbi krahët e tyre sikur mbajnë diellin.

Ata dot jetën s’e kuptojnë,

pa këtë vallëzim të gjatë me qiellin.

Po ne?

Ne syve malli na ka mbirë,

se zemrës i duhet një përqafim.

Si degëza peme krahët janë mpirë .

nga kjo mungesë që sjell trishtim…

Bota lëngon nga kjo mungesë,

pa dashuri as lulet s’mbijnë,

Pa dashuri dhe toka vdes

dhe këngët tingujt nuk kanë kuptim.

Si këta pëllumba ne kemi ëndrrat

me krahët e tyre sa shumë ngjasojnë

Fal dashurisë që shenjtëron zemrat,

Botën me dritë do t’pikturojmë.

/www.qendrapress.com/