Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Alma ZENELLARI

IKJET

—————————

Ikja jote

më kthen vjeshtë,

statujë prej uji,

kur qiell i zemërimit tënd shtrydh retë.

Kur ti ikën,

mbuloj trupin me këmishën e mallit,

dhe ndjej si zgjerohet supeve.

Në pritje numëroj diej,

stinë,

yje.

/www.QendraPress.com/