Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Angjelina MARKU

MES NESH

——————————

Loti ende përvëlo
sytë e mi
e shpresa ngrohë
zemrën e tij
gjithçka që ndodhi
mes nesh
fajtor nuk ishim as unë as ti.

Dikush i trazoi
shpirtrat tanë
e vjeshta na dhuroi
vetëtimë e shi
ne ëndërrimtarët
e ditëve që s’erdhën
nuk i thamë kurrë
njëri-tjetrit lamtumirë,
e as mirë u pafshim përsëri

/www.qendrapress.com./