Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Anila KODRA

KUJTIMET E MIA

————————-

Sa herë lodhem nga kujtimet,

Ato që shpesh,

Më trishtuan,

Më zhgënjyen,

Më drobitën,

Ndonjëherë edhe më rrëzuan.

Në qetësi

sjell nëpër mëndjen time,

Ato vite të shkuara,

Kohën që iku,

Por më shumë njerzit,

Që pranë më qëndruan.

Shpesh me mall shpirti,

Nostalgji,

Dëshirë të pafund ,

E plot dashuri,

Sjell të gjitha kujtimet,

Që shpirtin më ngazëllyen.

Kujtoj,

përkëdheljet e babait,

Mësimet porositë e nënës,

Vitet e rinisë,

Mbushem plot mall,

E penën e harlisur,

Në vite jete, shpirti e ngjyen.

Më dehin shpesh kujtimet,

Ato të brishtat,

Të ëmblat,

Të ndjerat ,

Ato të dashurisë së parë,

Që fustanin e nusërisë,

Kurrë nuk e veshi .

Dhe nis shkruaj vargje ,

Një etyd për të,

Një këngë, një muzikë,

Që e këndoj,

Vetëm unë në heshtje,

Për ëndrrat dhe dëshirat,

Që zemra dikur më deshi.

Më përhumbin shpesh

Kujtimet ,

malli ,

Nostalgjia,

Dhe buzëqesh nën buzë ,

A thua pres ,

Të kthehen dhe një herë,

Ditët kur isha unë,

dhe bota kzistonte,

e gjitha për mua .

Ndalem një hop ,

Shkund mendimet,

Si gjethet e pemëve,

Që rrëzon kjo vjeshtë,

Dhe,

kthehem në realitet ,

Në ditët që jetoj,

Tek e sotmja,

plot ngjyra dhe shpresë,

Dhe i them jetës ,

Sado e vështirë të jesh ,

Unë përsëri të të jetoj dua .

/QendraPress/