Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Arberi DEMAÇI

Në ditën e të zhdukurëve
—————————–
I zhdukur jam,
diku ne Serbi jam,
në Rashkë apo Rudnice,
Batanjice apo Knjizhnevak
I zhdukur jam nën rrugë
i asfaltuara diku thellë jam.
I zhdukur jam,
eshtrat e shkaperderdhura i kam
i varrosur gjithandej
por një varr nuk e kam!
I zhdukur jam
një varre i hapur me pret
afër nënës loke të jem!
I zhdukur jam,
këndej diku jam! /QendraPress/