Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Ardjana DRAGOI

POETI LIND QË TË JETOJË

Asnjëherë nuk dua të dëgjoj
Kur vdes diku ndonjë poet
Atij , që fjala i gjëmoj
Atij , që shpreh një realitet.

Asnjëherë nuk dua ta pranoj
Që më në studio s’do ketë dritë
Kur shpirti i tij të fluturojë
Do qajnë dhe librat atë ditë.

Kur ta mësoni , mos ma thoni
Unë gjithsesi s’do ta pranoj
Iu them dhe ju : mos e besoni
Poeti lind që të jetojë!

/www.qendrapress.com/