Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Arjana Fetahu GABA

S’kam lakmuar aspak

—————————

Kam besuar tek ajo fuqi e brendshme

Tek ajo dëshirë që mbart pasion e furi

Më është dashur të hedh hapa të sigurt

Për të qenë korrekt dhe njeri.

S’kam fluturuar në avjon letrash imagjinarë

Kam hedhur një hap, dhe nëse, një tjetër

Detit si jam mburrur, se s’jam lundërtar

Ai e njeh fare mirë mikun e vjetër.

As dhe shkallët si mora kurrë me vrap

Mund të thyeja brinjë në t’u ngjitur

Dhëmbin të uruarat e mund të bija prapë

Dhe bëhesh gaz i botës duke ulëritur.

Unë ecë avash, jo si breshka, jo

Por as si kali i zgjuar shtegut me revan

Para se të nisem thellë kam menduar

Si të krijoj atë që vet mua më ngjan.

Në gjëra të mëdha s’kam lakmuar aspak

Shpirtin kam vënë gjithmonë në krye

Ndërtova botën time jo si dredharak

Por me diell, hënë, e padyshim me yje.

/www.QendraPress.com/