Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Armenida QYQJA

Bekimet e blozës
——————————-
Pendët e një korbi në dritare më kujtojnë
Se dhe e zeza nuk është aq e zeze sa duket,
Dhe i ka dobitë e veta,
Të shumta madje, thotë shkenca!
Kujtohem të numëroj bekimet
Dhe kur loti err syrin tim
Dhe bloza derdhet e derdhet
Asnjeherë nga e presim…
Hajt pra, bjer! -i them,
Shkundu mirë gjer në grimën e fundit!
Për ata që janë, t’i njohim të gjithë!
-ARMENIDA-
Mars 2026
/QendraPress/