Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Arta ZAJMI
FEMËR…
—————————-
Qenie hyjnore me je TI…,
Në çdo sfidë qëndron krenare..
Në gjirin tënd rritet dashuria e fëmijës..
Stoike iu bën ballë stuhive të jetës…
Ndalesh mendon, e denjë përballë të papriturave…
Çdo ditë me ty thuren ëndrrat..
Që dikush të dëshiron të të ketë…
Por, jo të thuash, se ka një femër..
Por një qenie që frymon tërë entuziazëm..
Për t’i treguar botës se ajo vlen..
Është e qëndrueshme në barrierat e kohës…
Ky durim do dhe shpërblim…
Kjo e bukura gjini do përkushtim..
Vlera e saj s’ peshohet dot…
Çmoje një femër!
Nëse mendon se ke njerëzi…
Ajo e meriton, këtë ti e di…
Se dhe nena që të lindi ka të njëjtin emër…
Andaj, mos e ndaj asnjëherë këtë emër…
Thuaje me zemër, se vlen shumë një femër.
Çmoje në piedestal veprën e saj.
/www.qendrapress.com/