Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Asja MULGECI
NANAT HATRI I FMIJVE RUEJN RININË PALUE
N ‘DUVAK
———————-
Nanë, a shkojm dorë për dorë ta presim pranverën naltsishë t’ bardha
Njaty ku toka puth qiellin majë malesh, në t’bukurin fshatin tonë
T’i shohim delet mrizeve,qingjat kur blegërojnë
Kumbullat kur t’lulojn e hazdisen ndër stom
Sbashku t’i kundrojmë deget veshun me t’bardha, si nuse
Zukamash t’bletve tek vallzojn lazdrishë si t’marra
Pragut t’harruem rrokaambel t’rrimë
Njaty ku hapat e parë qita,belbzova si kanarinë
Ta çelim njatë derë se i asht ndryshk dryni mbyllun dimen_verë
Oh,merrem për dore nanë si at’here, dalim shteg oborri te molla
E brishta zanë, belholla
Mos thuej s’muj, jam plakë u lodha…
Se nanat, për hater t’fmive ruejn rininë palue n’duvak
E shtatin e fort bajrak
Mos m’thuej prit edhe pak, prej moshës jam molis
Se u druhem kujtimeve t’nusnisë
Hajde t’shtriqna përqafuem n’hije
t’bojlisë
Ani se degt i janë th’a shkrehun mbi çati
Trungut t’saj, janë skalit gjurmë gishtash t’tuve fmi
Nanë ,mos guxo me thanë nuk vij me ty
Se due, bashkë t’ndezim oxhakun ta bajm me zot truallin e babës
Ta gjallojm njatë shpi
Njasaj vatre ku u bane nanë pës herë,
Bashkë me ne u rrite edhe ti,u madhnove hapash t’kohës,pa kenë kurrë fmi
Ani,une njomzakja syulli
Hatri yt vajznova edhe për ty
Si e mira e nanes, jotja bijë!
/www.QendraPress.com/