Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Asja MULGECI

SOJI I SOJIT TONË

——————-

U poq dielli në mesvjeshtë…

Mbylli syte andej matanë

Hane e bukur seç u zdeshë

Zbriti shtratit e t ‘bani nanë

Aq sa nure ka kjo vjeshtë

Ty e diellta Viola jonë

Kaq praruar trupit t’janë veshë

Honesh u rrit mjaltëza Soji

Bletez bukura, mjalte hojesh

Bije e birit tonë te parë

Si kristal gurgullime krojesh

Soji i vogel ar mbi ar

Prehnit tonë skulpture qiejsh

Krijesmira bekim prej zotit

Ajke shpirti,jetsim syshë

Rrezendritura,vershimë diejsh

Bijez ambla , që s’pata kurrë

Kur m’qeshë si vese mëngjesi

Syve t’kalter ndizesh nurë

Zbrijte yjesh,valē deti

Bijë u rritsh me babë e nanë

Paç bekimin e krijuesit tonë

E mire e dlirë bash si zanë

Plot vyrtyte Soji, i sojit tonë!

U rritsh me babë e nanë…

Lumturofsh n’përmasat

e dashurisë tonë per ty

/QendraPress/