Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Barie ÇUPI

Për një kuptim…

——————————–

Kurmi’të tokës shpërthejn’sythe lotësh,

shuhen e ndizen zjarre hakmarrjesh,

mrizi i ëndrrave,psherëtin harresash,

në mendime primitive,koka përplasjesh.

O frymë e gjallë e botës njerëzore,

oqean shtrat’tharë,i kohës moderne,

uraganesh shpirtërore,mëshiroju Perëndisë,

mëngjesesh me diell,zgjohu kujtese.

Rrëmbe një çast e duaje jetën,

o dorë e djegur,në prushin e të marrit,

endacak shkretëtirash,në ethe trishtimi,

mos u hapëro,por qasu prej mëkatit.

Më zbriti universi mua lajmëtare,

të rebelohem për zemrat,helmuar pabesie,

të përflakem qiejsh,sa shumë fytyra,

të shuaj etjen,në gjokse mirësie.

Ndalesa udhëkryqesh,jam’shteguar jetës

më mjafton,sot lodhem për një kuptim,

në don të dish,në ç’tempuj pulsoj,

e quaj ditëlindje,çdo ditë e çdo agim.

/www.qendrapress.com./