Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Besa Januzi REXHEPI

I PËRKUSHTOHEM PAQËS

———————————————-

Sa bukur të jemi paqësor

T’i duam njerëzit kudo në botë,

Një ditë bota patjetër do ndryshoj,

Do ket paqe, dashuri e mirësi.

Paqja del nga shpirti me dashuri

Kur kam mall e dashuri,

Paqja çelsi i çdo fjale të bukur,

Më jep shpresë për ardhmëri.

Nënë Tereza me besim e paqe në shpirt,

Ndihmoi njerëz të varfër anë e mban botës,

Nuk dalloi as të bardhë e as të zi,

Nëna e kësaj bote la emër të përjetshëm.

Nuk kërkoj më shumë nga jeta,

Se kjo jetë është shumë e shkurt,

Të keqën askujt nuk ja dua,

Vetëm paqe, mirësi e dashuri mbaj.

Mos gjyko njerëz të pafajshëm

Hape zemrën o njeri, shpirti yt të gjen qetësi,

Çdo njeri ka jetën e vet e jeton si do vet,

Ta jetojmë jetën në paqe anë e mban globit.

/www.QendraPress.com/