Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Blerina PELLUMBI

Zemra të robotizuara në heshtje …

———————————————

Jeta u mbyll nëpër kafaze kohësh të humbura pa dinjitet,

era trembi shpresat, i mbyti në një qiell të akullt.

Iu mor liria njeriut, në deje gjaku mbushur boshësi,

perënditë qanin të pafuqishme për një zgjim të ri.

U shuan botët, u zvogëluan në galaktika të asgjësë,

vetë lumturia u tjetërsua, u vesh me buzëqeshje shekulli fallco.

Zemrat…..-Ah!… zemrat të rethuara nga ekrane

u robotizuan në heshtje…

/QendraPress/