Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Blerta Tmava VESELAJ
Një taksi
—————————–
Nga vendi i krimit që të largohem
Aty ku vrava krenarinë
Aty ku lash jetën time
Më gjeni ju lutem një taksi
Sa më larg të më dergoj
Në destinacion të pacaktuar
Atje ku nuk njoh më veten
Një taksi për te huaj.
Nga kjo botë sa më larg
Sa më larg nga të gjithë
Atje ku ka njerëz të pa vrarë
Apo ndoshta ku s’ka njeri
Atje ku dhe emrin e harron
Ku dhimbja mbetet vetëm fjalë
Ku dashuria mbretëron
Një taksi ju lutem shumë.
/www.QendraPress.com/