Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ
NGA KËNDI YNË
————————————–
Ajo buzëqeshje më drithëroi trupin
Kokën kur mbështetë në krahun tim
Ai zë mendjen ma dehë
Zemra shton rrahjet kur në sy më sheh
Ulur të dy, mbështetur në krahët e njeri-tjetrit
Vështrojmë jetën nga këndi ynë
Sikur të ishte çdo gjë prej së vërtetës
Sa të lumtur do ishim ne të dy
Ti e buzëqeshur që më lexon mendjen
Dhe unë i lumtur sa herë të shoh
Vargjet e shumta burojnë pa rreshtuar
Engjëllin tim sa herë mendoj
Hap sytë nga mendimet e largëta
Ti je dhe më larg se ato
Por në zemrën të ruaj brenda
Mjafton ëndrra të realizoj këto
Prapë e gjej mendjen time tek ty
Zemra rrahë me plotë fuqi
Sikur të ishim bashkë të dy
Në krahun tim mbështetur ti.
/www.qendrapress.com/