Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Bona SHEHU

KUSH I PUTH BUZËT E TUA.
————————————
Kush i puth buzët e tua,
Kur nata bie ngadalë,
A e di sa shumë të dua,
Sa herë emrin tënd KUJTOJ ?
Kush t’i prek flokët me ndjenjë,
Kur ti I heshtur rri nën dritë,
A e ndjen zemrën që rreh thellë,
Për ty që je dashuri e vërtetë?
Askush si unë s’i prek buzët e tua,
Askush si unë s’të mban fort në duar,
Askush s’ta mbush shpirtin me butësi,
Se unë për ty jam bërë nje melodi.
Askush si unë s’të fal ngrohtësi nate,
Në zemrën tënde e gjej gjithmonë veten,
Askush nuk të flet si unë me shpirt,
Se dashuria jote s’ka fund, as kufi.
Kush t’i ledhaton sytë,
Kur ti i mbyll me ëndrra plot,
A e di se unë s’kam frikë,
Rri pranë teje edhe në shi,
Kush ta mban dorën me mall,
Kur ti kërkon një prehër të qetë,
A e di se zemra ime të thërret,
Në çdo hap, të jetës sime të vërtetë?
Askush si unë s’i prek buzët e tua,
Askush si unë s’të mban fort në duar,
Askush s’ta mbush shpirtin me butësi,
Se unë për ty jam bërë melodi.
Kur je larg më mungon fryma,
Kur je afër më dridhen duart,
Dhe çdo puthje që më fal,
Ma ndez zemrën edhe më shumë…
Askush si unë s’i prek buzët e tua,
Askush si unë s’të jep dashuri të pastër,
Askush s’e di shpirtin tënd si unë,
Se unë për ty jam e nesërmja dhe e tashmja..
/QendraPress/