Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Brunilda MUSAI

MES LOTËSH SE NXORA DHIMBJEN
———————————————
Lotët pikojnë si margaritarë,
u mundova ta shuaj dhimbjen me to.
Mbeta vetmuar si zogëz e vrarë,
që gjitha plagët merr me vete kur shko.
Përmes tyre ënda dhimbjen ta përthi.
Por jo!, ato e ndezën zemrën si strall.
Krejt shpirtin ma trazuan porsi shkrepti.
Shpërthyen gulçe të zhytura në mall.
Më rrodhën lotët si shiu i terës,
duke shpërthyer u kthyen në stuhi.
Prehu tek unë, stinë e pranverës,
Flakërim ylberi në ditët me shi.
Dije!, lotët nuk e shuajnë dhimbjen,
brengën e mallin madje sa e shtojnë.
Sado që duket sikur zihen-grinden,
në përjetësi, bashkë udhëtojnë.
/QendraPress,com/