Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bujana MALAJ
Gurin tënd kurorè rreth kokës.
—————————-
N’krah tè shqipes fluturova
Qiellit blu i rashe vërdalle
I prek retë me krah shqiponja
Fluturoj n’Shqipni me erdh.
N’vargje t’mia nga mërgimi
N’krah te shqipes te udhetoj
Sikur n’vaj shpërthen jetimi
Ty Shqipni un te kërkoj.
N’jug kèrkoj xhubletèn labe
N’bjeshkë t’Malësisë du çiftelinë
N’vargje t’mia shètis botén
Zemra kndon veç per Shqipninè.
Bjer tupan pra n’tokèn time
Ison mbaje Labèri
Kudo n’botè ndjehem jetime
Kur jam larg nga ti Shqipni.
Mbaje ison me lahutè
N’pentagram e n’çifteli
Qielli t’ngjoje zanin né vargje
Pèr shqiptarè e pèr Shqipni.
Nuk du t’vdes n’parajsé tè botes
Ndoshta vdes rrugës tuj ardh
Gurin tand kuroré rreth kokés
N’vendin tim n’Shqipni tè bardhè.
/www.QendraPress.com/