Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bujana MALAJ
Histori e mbytur !
Historinë e jetës n’dega lisi e shkrova
Me germa e fjale deget i rendova
Lisi shekullor plot e plot u mbush
Historisë ju luta mos t’gjykojè askush.
Lisi u rendua degët zunë ti thyhen
Degët njëra tjetrës filluan ti rrëfehen
Asnjëra se dinte se kujt i përkiste
Ti thyheshin degèt çdo dite lisi priste.
Nè degët e lisit gjethet krejt u thanè
Sy mè sy nga larg njëra tjetrën panë
Sa tè rènda qenkan historitë e jetës
I besojmë “ mashtrimit”e jo sè vërtetës.
Historinë e jetës lisit I besova
Me germa te vogla neper degè I shkrova
Nëse germat lagen a dielli i fshin
Do ti kërkoj erës t’mi sjell vetëtimë.
Si mund tè përcillet jeta nè njè lis
Është miku mè i mire tè qëndron besnik
Mos i preni degèt , jo, mos i shartoni
Historia mbetet dhe kur mos tè rroni.
Sa shumè histori ka njeriu nè jetè
Veten e lehtësova e shkrova nè degè
Nëse dega lisit sekretin se mban
Ktheje historinë, mbyte n’shpirtin tënd.
/www.QendraPresss.com/