Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ
MUZË KACAVJERRËSE
————————————-
Andej, tej detit hedh shikimin,
teksa pi kafenë në heshtje.
Muzika në sfond ndjesim,
Muzë tekanjoze më vete.
Momentin shijuar gërmeto,
Nga shpirti në këtë copë letër.
Teksti i një poeti, kur shpirti e do,
Gijotinë syri, deti, patjetër.
Tani duket i qetë, puthet me diellin,
Valët që lozin me rërën, bregun.
Enkas për ty përformojnë në varg,
Sikur e kuptuan, se pikërisht unë,
Do shkruaj poemën tjetër.
Me titull”
“Deti muzë kacavjerrëse” harlisur zemrës e vargut.
Që lag bregun e njomështon me kujtimet tona.
Në pjesëza shpirti, në copëza letre.
Patjetër…patjetër….
Bukurie Buçpapaj
22.8.2023
www.qendrapress.com/