Fryma poetike e se mërkurës me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

KËNGA E NATËS

———————————–

Sonte, nata kënduaka këngë,

madje, madje një elegji.

Disa vargje kishte për t’i thënë,

asaj që e do në marrëzi.

Por, ajo ështē një agim,

dita gjallëron jetën, botën.

e ti, natë e dëshmitar ke terrim.

Vazhdon përsëri e përsëri,

hëna mbas reve drithërohet.

Yjet vërtiten, kanë kërshëri,

Zëri i natës sa vjen e shtohet.

Në ishte çast, një moment,

apo një episod mallënimi,

Dashuria, dramë, një epitet,

Atë gjen aty, ku flet mendimi.

/QendraPress/