Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Dafina CARKANJI
VARGJE MIX
—————————–
Qeshi vetes,qeshi jetës
Mos e bëj shpirtin të vuaj
Mos ki frikë prej të vërtetës
Ajo një ditë do të dalë
Mos ja ndrydh shpirtit ëndërrat
Lëre zemrën të punoj e qetë
Mos i zgjo nga gjumi nënat
Janë të lodhura,kanë netë pa fjetë
Mos i mbaj dëshirat peng
As të mbyllura në sirtare
Dashuroni o vajza e djem
Xhelozët,të ç’mënden fare
Malet të marrin të tërë
Ata me shpirtin e lig
Nga e thëna në të bërë
S’është e lehtë more mik
/www.qendrapress.com/