Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Dava NIKOLLI

ZGJOHU PRANVERË !
—————————
Zgjohu pranverë!
Dil prej gjumit letargjik.
Mbidhi ato brinjë të lodhura,
të thërmuara prej dimrit tragjik!
Zgjohu pranverë!
Zgjohu natyrë moj faqe blerta.
Moj buzëmjalta si përherë,
ku flatrat e buta i pushon bleta.
Zgjohu pranverë!
Sytha, degë me gjethe, lule përtëriji.
Me blerim mbushe natyrën si çdo herë,
digji në flakë merimanga e gjarpërinj.
Nga vellimi: “RILINDI DIELLI IM”
/QendraPress/