Fryma  poetike e së mërkurës me poeten:-Diana MEHMETI

Eja të ulemi së bashku

————————–

Për çdo çast që s’jemi bashkë,

E kam një puthje në xhepin e setrës,

Një trëndafil i kuq që më përflak zemrën,

E më bën të vogël…

Shpresat më ke ngjallur si lule gjaku

Në vazon prej balte të mbrëmjes,

E dridhem si zog në dimër i tulatur

Nga lakuriqësia e pemëve…

Për çdo ëndërr që s’kemi parë bashkë

Kam vizatuar një diell që bie..

.mbi copat e zbathura të rrugës,

Në kurrizin e ulur të heshtjes,

Rrjedh si uji… në copëza. barishtesh!

Për çdo çast që s’jemi bashkë,

E kam vënë zemrës një gur

Prandaj eja të ulemi së bashku…

Të mbjellim kopshtin plot nurë!

/QendraPress/