Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Dije LOHAJ
AKUAREL I TRISHTÊ VJESHTE
(Ramadan Musliut – Danit)
—————————————–
Një ditë të trishtë vjeshte
Poeti u shndërrua në arie vargjesh
Botës kopshtare tē luleshpresave
Njē me apogjetët u bë.
Mori një sy gjumë
Që t’i pushojë eshtrat
Nën hijen e trungut të lashtë
Nē gurin e vatrës
Ndezi pjalmin e sibilave.
Me gjethe afshêrore
Valëviti puhizave
Një mal dëshirash.
Shi lotsh pikuan sytë tanë
E u futën në urnën e pavdekësisë.
Vaje të trishta lëshoi qielli,
Dhimbjeve të dendësuara
Na e shpoi zemrën,
Sa të qajnë edhe lirikat.
Vjeshta zverdhë gjethet
Nëpër dritëhije
Tek frymon jeta përtej vdekjes
E t’i bekon gjurmët.
Udhët bisqe të reja shtatëzojnë
Nën tingujt e Simfonisë së përshpirtshme
Një arie harqesh nga vargjet Tua
Prej tundimeve të reja na shpëton.
/www.qendrapress.com/