Fryma poetike e së mërkurës më poeten:-Donika Meta GJURA
E VERBËR JAM!
————-
Krijesë e verbër jam,,
Nuk shoh nga të dy sytë,
Kur loti m’rrjedh në faqe,
Errësira m’lëndon në shpirt.
Nuk shoh lulet kur çelin,
As bletën kur thith nektar,
Nuk shoh rrezet e Diellit,
E Hënën kur bie mbi mal..
Sa dua ta shikoj Qiellin,
Ah, sikur t’i shoh dhe retë,
Por nuk shoh as pemët,
Kur sythet shpërthejnë..
E tash nuk shoh asgjë,
Vërtetë jetoj n’errësirë,
Por kam nj’zemër t’madhe
E shpirtin plot dashuri.
Mos më përbuz o njeri,
Zoti dhe për mua mendoi,
Më dhuroi zërin e bylbylit,
Të dal në skenë e t’këndoj.
/www.qendrapress.com/