Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;Drita DEKAJ

FOSHNJAT E NJOMA LULE T’LIRISË

————————————-

EEEhhh…Ka ra dielli e s’po banë dritë.

Bahet dëshmitar si vriten fëmijët.

Retë në qellë po derllin lotë.

Dhimbjen që kanë,

se përshkruejn dot…

Gjemojn malet pa pushim

dhimbja e tyre ska harrim .

Çfarë kanë ni e çfarë kanë pa,

lufta lulet ua ka tha…

Shumë prej tyne ishin të njoma,

sa kishin nis për me çel.

Ah kjoft mallkua dora e pamëshirë.

i këputi lulet pa çel mirë.

Ah more zot ty të kjoshim falë.

Shumë kjen gjëmë e shumë kje vajë.

U derdh gjaku porsi lumi.

Kur mendoj smë zënë dotë gjumi.

Ishin lulet e njoma të Kosovës.

Ah medet si i mbushen varret.

Gjëmon toka e se mba dhimben.

Si tërmet malet po dridhen.

T’mjerat nana me lot në sy.

Qumështi i gjirit ua asht ngri.

foshnjat në djep me thikë ua kanë ther.

Mos më lanë lule me çel…

Ah more zot po klithi nga dhimbja.

Në shpirtin tim kam shumë trazi.

Jam dhe unë nanë e di ça është fëmija.

Pse lejove at tragjedi.

Gjaku i tyre ku ashtë derdh.

Nuk i len lulet me çel.

Ndahet qella e shpërthen loti.

Ashtë derdh gjak Kastrioti.

Fushë e male janë dëshmitar.

Në altarin e pavdekësisë.

Shndrisin si yje mbeten pishtar.

Foshnjat e njoma lule t’lirisë.

/www,QendraPress.com/