Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Drita Kosumi Syla

DUKE PRITUR ATË RRUGË

Duke pritur atë rrugë
m’u duk mos është Rruga via Egnatia
apo fryma dhe jeta e Alpeve
që ligjëron ligjërim zanash , njerëzish.
Po pritja një ditë
do të merrë fund
se vetë bjeshkët do të çahen
me erupcionin e dëshirës dhe dashurisë
që duan udhëtim- kërkim
për t’i dhënë shpirt , bukuri
drunjve, lumenjve, gurëve, njerëzve.
Atëherë qytetet do të bëhen kështjella
ne do të hymë në to
ta gëzojmë dritën
ta kujtojmë djersën, zemrën , shpirtin
Duke pritur një rrugë të dashurisë
do t’i shembim hipokrizitë.

www.qendrapress.com/