Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Drita POPAJ

PAS SA VITESH
—————————-
Asnjëherë nuk arrita të të pyes
Si ishte moti atë natë
Atë natë misterioze o Ifë
Qe
Pas sa vitesh sërish
Hapë plagë kjo datë
Eh
Mars i 99-tës që vendit tim
Lulet e freskëta në kurora varresh i shndërrove
TINGUJT E JETËS
Sikur të mësohesha
me këta tinguj të jetës
që më vijnë aq të zëshëm
tërë këto vite
dhe prekin brendinë
aty ku unë vdes
Lartësojnë dhimbjet
me nota të ç’akorduara
Të zgjohesha si dikur
kur Ti ishe gjallë
/QendraPress/