Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Eralda CUKO

Pa ty …

Një boshëtirë m’fle në zemër,
për ty mbaj kaq shumë mall…
Kur pranë shpirtit tim s’të kam,
vdekur kam për së gjallë…

Pa ty jeta s’lulëzon,
çdo gjë zhuritur,thatërim…
Edhe pse agimi lind,
pa ty m’duket perëndim…

Nëse ti nuk m’je pranë,
i pashpresë ndihem kaq shumë…
Ti më fal t’ëmblën buzëqeshje,
ndaj pa ty dot s’po mund…

Befas në ëndërr ti më erdhe,
si në përrallë seç u ndjeva…
Aty gjumi shpejt më doli,
nga realiteti u zhgënjeva…

/www.qendrapress.com/