Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;-Etleva PETRITI

T’i shkruaj

————————–

E kujt t’i shkruaj kur fjalët i merr era

Ti shkruaj njeriut vallë a ekziston

Nëse çka lexohej s’do ishte si vera

Mbasi e ke pire fillon e këndon.

Ku shkoj ajo fjale e shkruar mbi gurë

Të gjithë e lexuan thane ky ish’e burrë

Ai që mes plehut lulet kultivoi

Por dhe diamantit vlerën si harroi.

Ai që përulej para çdo fëmije

Me fjalën shëronte dhe një të sëmurë

Nuk duhen studime dhe master për dije

Ndoshta do s’mjaftonte që të ishte burrë.

/www.qendrapress.com/