Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Eva Esat KACANJA

Ujvara e Zanave”

—————————-

M’ ka zgju prap kte nat,

Piskam’ e Ujvars Zanave,

Zo,

Lshoma nji frym me m’ ysht,

Uni m’ ka mbet aty,

gurve mbulu n’myshk.

Oh,

drit e mrekullume qi dhem,

si nji deg e thyeme

Futun n’gjoksin tem,

N’ ty e lash nji krah,

qiellin me mun,

me prek ndopak,

kur teje t’jem larg,

e n’at hapsin t’ përndrime,

Andrrës me i dhan flak.

E kamt,

kamt n’ ujin brisk i kam zhyt,

për mos me harru kurr,

kristaln e asaj qeshjes,

Kur amël kumbon n’ fyt.

Oh,

gryk e ndjenjave t’ përvlume,

dalldisun n’ shpirt

pshtjellun n’ mëni,

Piskama “Ujvars Zanave”,

Si shqipe e rrxume,

Këlthet n’ agoni,

për me e prish

heshtjen e randë t’ idhnis,

e shpirtin me e derdh prap,

n’ at Ujin e qashtër

t’ Dashnis…

/www.qendrapress.com/