Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Fitnete Bashota KRASNIQI

KËNGA E ZOGUT

-(Poezi lirike)-2022/

———————————–

Këndonte zogu, një mëngjes të kthjellët

Ishte ulur mbi një pemë ,e ujit gurgullonte i qetë,

Këndonte me lotë , e zemrën e kishte si unë

me brengë!

Unë këndova për vendin tim . e ai qante mërgimin,

Degëve fluturonte pa u lodhë pa e bërë pushimin

Bilbili s’ndalej krahët i dridhëshin nga dhimbja

I kujtonte vitet, vitet e frigshme nga ikja!

Zëri i tij zemrën ma rrënqethi

Bashkë i bëmë tingujt më t’butë që ti shërojmë plagët e mallit,

Se nuk pata fuqi ta dëgjoj deri në fund

Kurbeti i randë ma peshoj mallin gjithkund!

Të dy bashkë qamë e u shfrymë me këngë

E lotin tim e lash në heshtje deri në fund,

Sepse ishte zëri i shpirtit që se shef askund

Ishte zë i tretun në largësi,

Ku këngë e vaji i kishte bërë bashkë

E shpirti krejt mu kish ngri!

/QendraPress/