Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Fitore HAKLAJ

FJALË E DHËNË

————————

Fjalë e hedhur diku

E lenë në errësirë

Vdiqe para lindjes

Apo humbe pa të gjetur kurrë

Ku mbete fjalë e dhënë?

Të pata dëgjuar

Vetëm një herë

Apo ëndërrova unë?

Jo fjalë jo

Pate hyrë në shpirtin tim

I besova edhe humorit

Lotit, buzëqeshjes edhe syve

Këshillës apo interesit të kotë?

Nuk e di, për Zotin

Mjaft më fjalë e dhënë

Mos më mbyt edhe sot

Ec rrugës mbas hijes sime

Nëse më takon

Veç sytë e mi m”i shiko.

Shshshsh!

/www.qendrapress.com/