Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Flora MEÇAJ
Paskam nevojë
————————————–
Paskam nevojë ndonjëherë të gënjej,
jo krejt prej natyre,
siç ma servirin në pëllëmbë si të vërtet,
por gënjeshtër prej inati e marazi që vret.
Paskam nevojë të lodhem së qëni e drejtë,
të të shtrembëroj,
të të mos përkryej.
Paskam shumë nevojë të lodhem së qëni e fortë,
lotin e kristaltë derdhur ditëve me shi të mos duket,
ta turbulloj si lumi egërsuar me prurje.
Paskam pasur nevojë,
për këtë natë të vetme lumturi,
ardhur rallë si eklipsi,
të mund ditë-netë të mia
që lindin e vdesin me një fytyrë.
Paskam nevojë ndonjëherë,
siç më shkel mua dhembja
të shkel mbi të gjitha,
mbi premtim, dashuri e besë.
Paskam nevojë të mos të të dua sa ditët e mia të mijëta.
Paskam nevojë.
Paskam shumë nevojë ndonjëherë!
/www.QendraPress.com./