Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Flutura YMERI

E gjithë bota ,për mua, je ti !
——————————-
Një valë mendimesh më shtynë,
këtë mëngjes drejt teje !
E dehur nga malli yt,
përgjumur në shtrat!
si një foshnjë shtrihem dhe mblidhem.
Kjo natë, sot, m’u duk shumë e gjatë.
Ti, si nëpër ëndërr i bukur me shfaqesh,
më puth ngadalë, gjumin ma nxjerr!
Gishtat fut në flokët e korkolepsura,
si një foshnje më përkëdhel!
Grindem me kohën pse nuk më bindet,
Si përbindësh nga ty me largon përsëri !
Mëngjeseve rend mes njerëzve të panjohur,
E gjithë bota, për mua, je ti !
/QendraPress/