Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hamide AXHAMI

KOHË E PA KOHË

Kohë e pasigurisë

Kohë e frikës nga djallëzitë

Ju që lirinë dhunuat

Me djallëzi turpin e mbuluat

Or të shurdhër ne pozitë

Nga ligësitë e juaja

Harruat mirësinë

Harruat ekzistencën njerëzore

Dashurinë miqësore

Si të verbër në një vënd qëndroni

Vlerat e mençurisë nuk i respektoni

O ju që popullin tuaj e poshtëruat

Të brohorasin në rrugë i detyruat

Pafajësinë e tyre për ta dëshmuar

Duro duro populli im

Siç durove ndër vite

E vërteta një ditë do dal në shesh

Lirinë e shtrenjtë do e gëzojmë vërtet.

/www.qendrapress.com/