Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Trojeve…
——————–
Ti
Troja ime e shkrumuar
Nën hirin tënd
Mileniumeve
Anemonat çelur kanë
Stelës së dushqeve
ende pagjethuar
…se po vie pranvera
Hija e kalit trojeve spo hiqet
Erë tradhtie u përhap kudo
Këmbë trojane ku shkelur ka
Akilët
Themrat dot si forcuan…
E të bukura Helenat
Thurin gërshetat shekujve harruar
Priamët hapën farën botës
Hektorët harkatarë
në bebëzat e syve
shënjestrat morën
cakun mat e çmat…
Cili është caku im?!!!
/www.qendrapress.com/