Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Hidajete HASANI

NATA

———————-

Nata terrohet ngadalë

Shpirtin ma ndritë

Aty gjej jetë

Aty gjej shpëtim

Herë humb në magjinë e çastit,

Por fillin e kohës

Lutem mos e humb

Kam nevojë të kujtoj…

Deri në aurorë

Me shpirtin e lodhur

Qepallat e rënduara

Gjumi më pushton ngadalë

Hëna syrin ma mbyllë

Deri saa dielli sytë mi hap.

/www.qendrapress.com/