Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hidajete HASANI
Udhëtimet
———————–
Më pëlqen të udhëtoj
Me lapsin në gjep
E notesin në dorë.
Eciiii,
brigjeve me pisha
E lugjeve me plepa
Ku q’do gur e dru
Kujtime më ngjall
Një kujtim
Një mall
Një ngjarje
Për ju male
Për ju përrenj
Rima në fjalë do të gjejë
Do bredhë rrugicës së ngushtë,
Ku zhurmojnë fletët,
Do e takoj zanen patjetër,
Aty do bëjmë debat
Për bukuri natyre
Dhe maleve ju
Urojmë Jetëgjatë.
Si poete e tillë jam
I dua udhëtimet
Të shpien kudo
Edhe pa biletë.
/www.qendrapress.com/