Fryma poetike e së mërkurës  me poeten;-Hyrë H. FAZLIJA

Mjegulla…

—————————

Me ditënet m’rri pezull mbi qerpikë.

Pa trokitur m’veshesh në dritare.

E lagësht.

E errët.

E zymtë.

E ftohtë.

M’shton peshën e kollit.

M’ngatërron tymin e helmtë.

M’mbyllë shtigjet e kalimit.

M’dërgon deri mbi etër,

të gjej një fije rreze t’dielltë…

N’mbarim dite,

m’deh kujtimeve.

N’qepalla dridhet malli që nuk flet…

141225,

Hyrë H. Fazlija

/QendraPress/