Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Ibadete S.LIVAREKA
Shkolla e malit
————————-
Dhelpra sygacëlluar ujkut i ra në kasollë
mjafton ta ruaj bishtin të kem mendje të hollë
këtë injorancë ujk e mundim veç me shkollë
s’ka rëndësi gëzofi dhe qimja që po e nd’rron.
Eh seç ranë pëllitjet me gjuhë në gërshërë
kafshët që pëllitnin thanë duam të flasim
ujku zbardhi dhëmbët tha çfarë do të na thoni
mos na thuani gjë që na bën t’ju ngasim.
Zotëri ujk, nënshtruar me hirë tha gomari
kush mund të thotë gjë, ty të të shqetësojë
na jep një mundësi kafshët t’i thërrasim
në shkollën e pyllit unë do të ligjërojë.
Të duhet diploma gomar kokëshkretë
dhe me shkathtësi fjale zotësinë ta dëshmosh
ta dish barrën që merr askush nuk ta heqë
mos shpreso se kalit mundesh t’ia ngarkosh.
Tëholloi si zërin problemin gomari
s’është fjala për kashtë as për bari të tharë
po do e marr vet tha barrën me këmbëngulje
çdo kompleks që zinte i ngjante në ar.
/www.QendraPress.com/