Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Jahe FIDA
Më trazoi letër e vjetër!
————————————–
Diku në fund sepeti ruaja si thesar
Letrat e hershme të kohës së rinisë
Më trazoi letër e vjetër, më bëri të marr
Prej ndjenjave të hershme të dashurisë.
Ajo fjalë e ëmbël mjaltë: Të du pa fund
Kish mbetur fjetur sikur dashuria
S’kishte gojë, nuk foli, se pash askund
Qëkur ajo iku lartë, atje tek perëndia.
Vetëm sa pak letrës pluhuri iu tund
Shëtita rrufeshëm, ashtu si dikur
Tek kroi, pema stoli, korie, gjithkund
Ku shëtisja me dashurinë e bukur.
Ndjenjat e trazuara, pësuan gënjeshtër
Se pash dashurin, qe vetëm vegim
Pasoj e arkivës me atë letër të vjetër
Tashmë, i lumtur në një tjetër udhëtim!
CASSANO D’ADDA, Milano- ITALI
më 28.05.2024.-
/www.QendraPress.com/