Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Jonida SHEHOLLI
YLBER NGJYRASH
(Dajës tim poet Syhejl Havolli për datëlindje)
Në ditën e poetit edhe muzat vallëzojnë
Kanë festën e tyre e duan të ngazëllejnë
Bashkë me poetin frymëzimin ledhatojnë
Nëpër vargje poezie shpirtin e dëfrejnë
Në ditëlindjen e poetit zogjtë cicërijnë
Në orkestra magjike këngë i kushtojnë
Dhe çdo varg të lirikës sikur e përpijnë
Në serenadatat magjepëse e këndojnë
Në ditën e shënuar mbretëron buzëqeshja
Edhe balli shndërit sikur rrezja e diellit
E fluturat lozonjare i kaplon kureshtja
Kur ndriçon poeti në horizontet e qiellit
Në ditën tënde buqetë lulesh më të mira
Me aromën e këndshme e pikëlat e vesës
Me respekt e dashuri t’i dhuron ty mbesa
Për lirikat e ëmbla e nektarin e shpresës
Si agimet e mëngjesit fytyra të përndritë
Me virtytin pasuri në jetën e dinjitetshme
Vepra madhështore si obelisk është ngritë
E rrezon vlera në panteonin e përhershëm…!
/www.qendrapress.com/